Pyetje

Pyetje dhe përgjigje për produktet tona dhe markën Moltex.

Na kontaktoni

Tabela e mëposhtme do t’ju ndihmojë të zgjidhni një masë pelene sipas peshës së fëmijës suaj. Nëse ka ndonjë shenjë se masa nuk i përshtatet tamam, si p.sh. ka rrjedhje, apo shenja skuqjeje në anët e kofshëve të fëmijës, kjo do të thotë se duhet të shikoni për një masë më të madhe.

  • Newborn:2-4 kg
  • Mini:3-6kg
  • Midi:4-9kg
  • Maxi:7-18 kg
  • Junior:11-25kg
  • XL:16-30Kg

Ka shumë arsye se pse shfaqen skuqjet nga pelenat dhe disa nga më të zakonshmet janë:

• Mbajtja e pelenës së lagur ose të ndotur për kohë të gjatë
• Fërkimi ose acarimi ndaj vetë pelenës
• Infeksion bakterial
• Reaksion alergjik ndaj pelenës
• Kur foshnja po rritet – sidomos midis moshës 9 dhe 12-muajshe
• Kur fillon ngrënia e ushqimeve të forta
• Kur është duke marrë antibiotikë ose nëse jeni duke i marrë ju antibiotikët ndërkohë që e ushqeni me gji

Për informacion të mëtejshëm, shikoni seksionin tonë të këshillave ku mund të gjeni më shumë këshilla në lidhje me kujdesin ndaj foshnjave.

Na kontaktoni

Ju lutemi, shikoni politikën tonë të privatësisë për të mësuar sesi i administrojmë ne të dhënat tuaja personale. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, na kontaktoni në [email protected]