Politika e Kukive
Përditësimi i fundit: 25.06.2020
Ky uebsajt përdor kuki. Me anë të kësaj politike ju informojmë për qëllimin për të cilin kompania “Ontex Santé” [shqipto: onteks santé] në Francë i përdor këto kuki dhe për mënyrën se si mund t’i menaxhoni ato.
1. Çfarë është kuki?
Kuki [anglisht: “cookie”] është një skedar me madhësi të kufizuar, i cili, në përgjithësi, përmban shkronja dhe numra dhe dërgohet nga serveri i uebit te skedari i kukit të shfletuesit, skedar ky që ndodhet në diskun e ngurtë të kompjuterit tuaj (ose të çdo pajisjeje tjetër të lidhur me internetin, p.sh. smartfon ose tablet), ku ju e vizitoni këtë uebsajt.
Kuki në përgjithësi përmban emrin e faqes së internetit prej nga vjen, jetëgjatësinë e saj (sa kohë qëndron në pajisjen tuaj) dhe një vlerë, e cila zakonisht është një numër unik i përftuar në mënyrë të rastësishme.
Dy janë tipat e kukive (theksi bie te “u”-ja) që mund të përdoren: kukit e përkohshme dhe kukit e përhershme. Kukit e përkohshme fshihen në mënyrë automatike në fund të sesionit të shfletimit. Kukit e përhershme qëndrojnë më gjatë në pajisjen tuaj, për kohëzgjatjen specifike të secilës kuki, dhe ruajnë vlefshmërinë deri në datën e tyre të skadimit (përveç nëse fshihen më përpara nga përdoruesi).
Kukit mund të përdoren nga serverët e uebit për të identifikuar dhe gjurmuar përdoruesit ndërkohë që këta lundrojnë në faqe të ndryshme të një uebsajti dhe për të identifikuar përdoruesit që kthehen tek uebsajti.
Kukit nuk përmbajnë informacione që ju identifikojnë ju personalisht, por disa të dhëna personale që kompania “Ontex” ruan rreth jush mund të lidhen me informacionet që ruhen në kuki dhe që përftohen prej këtyre. Për të mësuar më shumë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, jeni të lutur të shfletoni “Politikën tonë të privatësisë”.
2. Për çfarë qëllimesh i përdor kukit ky uebsajt?
Shumë kuki në këtë uebsajt kryejnë funksione ose shërbime thelbësore që ju keni kërkuar ose që ndihmojnë për të garantuar sigurinë, sikurse tregohet në tabelat e mëposhtme.
Kompania “Ontex” dhe ofruesit e saj të shërbimit mund t’i përdorin kukit për të mbledhur të dhëna të agreguara për të siguruar menaxhimin e duhur të uebsajtit të saj dhe për të përmirësuar lundrimin në uebsajtin e saj. Ne mund t’i përdorim këto teknologji për të gjurmuar informacionet në sistemet tona dhe për të identifikuar kategoritë e vizitorëve, duke marrë për bazë elemente si adresa e IP-së, domeni, tipi i shfletuesit dhe faqet e shikuara. Ky informacion i kalon uebmasterëve tanë, të cilët e përdorin për të analizuar numrin e vizitorëve në pjesë të ndryshme të uebsajtit dhe për të siguruar që uebsajti jonë është burim i dobishëm dhe efektiv informacionesh.
3. Cilët janë tipat e kukive që përdor ky uebsajt?
Në tabelat e mëposhtme paraqiten tipat e ndryshëm të kukive që përdoren nga kompania “Ontex” në këtë uebsajt, si dhe qëllimi ose qëllimet dhe jetëgjatësia e tyre.
1. Kukit analitike
2. Kukit e performancës
4. A përdor ky uebsajt kuki të palëve të tjera?
Kompania “Ontex” përdor një numër shitësish të cilët, gjithashtu, mund të vendosin kuki në pajisjen tuaj kur ju e vizitoni uebsajtin me qëllim që t’u mundësoni atyre të ofrojnë shërbimet e tyre. Në këtë rast, këto palë të treta janë përgjegjëse për përpunimin e të dhënave që ato mbledhin nëpërmjet kukive të tyre. Nëse dëshironi më shumë informacione në lidhje me këto kuki, me qëllim që të jepni miratimin tuaj për instalimin e tyre ose në lidhje me procedurën për të mos pranuar marrjen e këtyre kukive, jeni të lutur t’u referoheni politikave të privatësisë të palëve të treta, të renditura më poshtë, dhe banderolës së kukive që ndodhet në sajtin tonë, e cila ju mundëson të bëni zgjedhjet tuaja:
Kur vizitoni uebsajtin, mund t’ju dërgohen kuki nga domenet ose uebsajtet e palëve të treta nëse keni dhënë pëlqimin për këto kuki nëpërmjet banderolës sonë të kukive. Kompania “Ontex” nuk i kontrollon cilësimet e këtyre kukive. Prandaj, ju duhet të shqyrtoni banderolën e kukive që ndodhet në uebsajt me qëllim që të vendosni pasi të keni shfletuar politikën e privatësisë së uebsajtit të palës së tretë përkatëse për t’u informuar më shumë rreth këtyre kukive. Pala e tretë përkatëse duhet t’ju japë informacione në lidhje me kukit e shtuara dhe të marrë lejen tuaj përpara se të shtojë kuki në pajisjen tuaj.
5. Si mund t’i menaxhoni kukit që përdoren nga uebsajti?
Nëse keni dhënë pëlqimin për instalimin e një kuki, ju mund ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë.
Më konkretisht, ju mund të ndryshoni cilësimet e kukive duke shkuar te “Qendra e preferencave për kukit” (Cookie Preference Center) ose te banderola e kukive, e cila është e disponueshme në uebsajt.
Nëse dëshironi të kundërshtoni përdorimin e kukive nga banderola e kukive në uebsajt ose nëse dëshironi të fshini ose lejoni kuki të reja në pajisjen tuaj, ju mund të ndryshoni edhe cilësimet në banderolën e kukive në mënyrë të tillë që të bllokohen kukit ose që ju të lajmëroheni kur ju dërgohen kuki në pajisje. Kukit mund të menaxhohen në mënyra të ndryshme. Ju lutemi t’u referoheni udhëzimeve për banderolën e kukive. Për kukit që e ofrojnë si opsion, ju mund të përdorni edhe shfletuesin tuaj ose ndihmën në ekran, për të mësuar më shumë në lidhje me mënyrën e përshtatjes ose ndryshimit të cilësimeve të shfletuesit tuaj. Për këtë vizitoni këto linqe:
– Internet Explorer: http://windows.microsoft.com/en-US/windows-vista/How-to-manage-cookies-in-Internet-Explorer-9
– Chrome: http://support.google.com/chrome/bin/answer.py?hl=en-GB&hlrm=nl&answer=95647
– Firefox: http://support.mozilla.org/en-US/kb/enable-and-disable-cookies-website-preferences?s=cookies&r=5&as=s
– Safari: http://support.apple.com/kb/PH5042
Nëse i çaktivizoni kukit e nevojshme për funksionimin ose funksionin për të cilin përdoret uebsajti ose nëse i fshini këto kuki që janë instaluar prej kohësh në pajisjen tuaj nga uebsajti, kjo mund të ketë ndikim kur shfletoni uebsajtin (është e mundur, për shembull, që të mos shihni më pjesë të caktuara të uebsajtit ose të mos merrni më informacione të personalizuara kur vizitoni uebsajtin).
6. Përditësimi i kësaj “Politike kukish”
Nëse kompania “Ontex” bën ndryshime në praktikat e saj për kukit, këto ndryshime do të bëhen pjesë e versionit të përditësuar të kësaj politike. Gjithashtu, ne do t’ju njoftojmë për këto ndryshime, duke përditësuar datën e hyrjes në fuqi, e cila ndodhet në pjesën e sipërme të kësaj politike. Pa cenuar të drejtat tuaja në kuadër të ligjeve në fuqi, kompania “Ontex” rezervon të drejtën për ta modifikuar këtë politikë herë pas here, në kuadër të përparimeve teknologjike, ndryshimeve ligjore dhe rregullatore dhe praktikave të mira të biznesit.
Për të mësuar më shumë në lidhje me të dhënat tuaja personale dhe kushtet për ushtrimin e të drejtave tuaja, jeni të lutur të shfletoni “Politikën e konfidencialitetit të uebsajtit tonë”.